“Përtej titullit” nga Orhan Kurtolli nesër shfaqet në Galerinë “Hani i dy Robertëve”

Pikturat e reja të piktorit të njohur Orhan Kurtolli do të shfaqen më 29 mars në ambientet e Galerisë “Hani i dy Robertëve” në kryeqytet. Ndërsa dyert hapen nga ora 19:00.

Ky projekt është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Përmes një postimi nga Galeria “Hani i 2 Robertëve” në rrjetin social “Facebook”, pikturat e Kurtollit të kuruara nga Shkëlzen Maliqi i ka quajtur “tërheqëse” dhe se “ato pëlqehen për shkak se artisti gjeti masat delikate thjeshtësimi të trajtave dhe koloritit, që në ciklet e mëhershme i kishte ca të ngatërruara me ndërnyjetime dhe koklavitje formash me çka mëtonte pasqyrimin e shumëkuptimësisë zhurmuese të jetës bashkëkohore urbane – sepse ai ishte dhe mbetet piktor me preokupim urbanocentrik”.

“Përtej titullit” janë të kuruara nga Shkëlzen Maliqi dhe arsyeja se pse titullohet kështu është  “konceptimi i imazheve Kurtolli i sajon me intriga narrative që prekin senzorët e kërshërisë që te njeriu inteligjent, zgjohet kur sheh rebuse dhe enigma që shërbejnë si çelës depërtimi në thellësitë dhe fshehtësitë e jetës përtej banaliteteve të shfaqura në përditshmërinë ekzistenciale. Shikuesi duhet të deshifron, të zbulon dhe rizbulon enigmën e pikturuar, andaj veprave të tij artisti edhe nuk i vë tituj, por i trajton toptan”.

“Duke thyer tabunë e ngulitur të turpit nga lakuriqësia, që ka qenë frustrim i pjesës të madhe të traditave kulturore njerëzore, Kurtolli implicite i referohet se e vërteta e artit duhet të jetë kundër tabuve ashtu siç, p.sh., Mikelanxhelo “paturpësisht” mbushi me lakuriqësi Cappellën Sistina, tempullin e një besimi që nga zanafilla ishte thelbësisht puritan, antitrup dhe antijetë mondane, dhe se edhe e vërteta të së vërtetës duhet të jetë e tillë, anti, e lakuriqësuar. E vërteta o është lakuriqe, o vetëm shtiret si e vërtetë pasi jetësoren e mbulon me turp”, ka shkruar Maliqi.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika