Përurohet busti i Imzot Mark Sopit në Viti

Në vazhdën e aktiviteteve në “Ditët e Mërgimtarit” në Viti, është bërë përurimi i bustit të Ipeshkëvit të Ipeshkvisë së Kosovës. Imzot Mark Sopi. Për figurën e tij janë thënë fjalë lartësimi nga i pari i komunës e edhe persona që e njihnin nga afër. Përpos bustit, emrin e tij tanimë do ta mbajë edhe rruga në të cilën gjendet busti

Figura e Ipeshkëvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Mark Sopi është përjetësuar me një bust të tijin në vendlindjen e tij, në Binçë të Vitisë.

I përcjellur në këngë e lutje, busti u zbulua nga i pari i Vitisë, Soko Haliti, i cili për të, pati veç fjalë lartësimi.

Për njeriun që jetën ia dedikoi Krishtit, të tjerë thonë se jetën nuk e pati të lehtë.

“Ai ka qenë më i madh se ky bust, shumë më i madh sepse ka ditë dhe ka dasht që t’ia investoj jetën e vet në lavdi të zotit dhe në të mirë të popullit. Mark Sopi ka qenë më i rëndesishëm se ky vend sepse ka vend në kujtesen historike. Por më dhimbset se gjithë mandatin e vet si ipeshkv i ka taku ta përjetoj më të keqen e historisë së vomshme, kohën e luftës e të pasluftës”, ka thënë ka deklaruar Dodë Gjergji, kryepeshkop.

E njëri që përkah rrugëtimit ishte me të, thotë se emërimi i tij kryeipeshkv i Kosovës nuk ishte i rastësishëm.

Krahas bustit, emrin e tij tanimë do ta mbajë edhe rruga.

Të pranishëm qenë ministra, deputetë, e dipolomat.

Mark Sopi ishte emëruar ipeshkëv i komunitetit katolik shqiptar të Kosovës, në nëntor të vitit 1995 nga Selia e Shenjtë.

Vdiq në moshën 68 vjeçare pas një sulmi në zemër më 11 janar të vitit 2006, në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Të fundit nga rubrika