Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë

Me investimin e korporatës Dukagjini këtë të enjte është bërë përurimi i klasës ku do zhvillojnë mësimet dhjetra nxënës të shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, nga menaxhmenti i shkollës thanë që ky investim do iu ndihmoj shumë në zhvillimin e procesit mësimor

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre.

Atyre, iu është rinovuar klasa brenda shkollës ku kanë ndjekur mësimet me një investim të korporatës Dukagjini.

Për të finalizuar këtë investim ishte pronari i Korporatës ”Dukagjini”, Ekrem Lluka dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazemd Muhaxheri.

Të dy, bashkë me mësimdhënësit dhe drejtoreshën e shkollës panë nga afër klasën ku dhjetëra fëmijë të nivelit parashkollor ndjekin mësimet.

“Kërkesa e parë ka shku përmes shkollës tek DKA, pastaj tek kryetari i Komunës, dhe me pëlqimin e tyre sot është kjo së bashku me donatorin këtu që nuk është shmangë dhe e ka pranu kërkesën pa hezitim”, ka thënë Mejreme Kolica-Shatri, Drejtoreshë e shkollës “ Lidhja e Prizrenit”, Pejë.

Ndërkaq, ata për të  cilët edhe u bë gjithë ky investim u akomoduan në vendet e tyre, e  nuk hezitonin që të recitojnë ato që kanë mësuar.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Mejreme Kolica-Shatri thotë se kjo do t’i ndihmoj shumë në mbarëvajtjen e mësimeve, ndërkaq, thotë se me rregullimin e infrastrukturës edhe do rritet numri i nxënësve.

“Në shkollën tonë numri i nxënësve ka qenë solid por besoj që kjo do të ndikoj në rritje të numrit të nxënësve”, ka thënë Mejreme Kolica-Shatri, Drejtoreshë e shkollës “ Lidhja e Prizrenit”, Pejë.

Shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Pejë është ndër më të mëdhatë me rreth 900 nxënës.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika