Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre.

Atyre, iu është rinovuar klasa brenda shkollës ku kanë ndjekur mësimet me një investim të korporatës Dukagjini.
Për të finalizuar këtë investim ishte pronari i Korporatës ”Dukagjini”, Ekrem Lluka dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazemd Muhaxheri.

Të dy, bashkë me mësimdhënësit dhe drejtoreshën e shkollës panë nga afër klasën ku dhjetëra fëmijë të nivelit parashkollor ndjekin mësimet.
“Kërkesa e parë ka shku përmes shkollës tek DKA, pastaj tek kryetari i Komunës, dhe me pëlqimin e tyre sot është kjo së bashku me donatorin këtu që nuk është shmangë dhe e ka pranu kërkesën pa hezitim”, ka thënë Mejreme Kolica-Shatri, Drejtoreshë e shkollës “ Lidhja e Prizrenit”, Pejë.
Ndërkaq, ata për të cilët edhe u bë gjithë ky investim u akomoduan në vendet e tyre, e nuk hezitonin që të recitojnë ato që kanë mësuar.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Mejreme Kolica-Shatri thotë se kjo do t’i ndihmoj shumë në mbarëvajtjen e mësimeve, ndërkaq, thotë se me rregullimin e infrastrukturës edhe do rritet numri i nxënësve.
“Në shkollën tonë numri i nxënësve ka qenë solid por besoj që kjo do të ndikoj në rritje të numrit të nxënësve”, ka thënë Mejreme Kolica-Shatri, Drejtoreshë e shkollës “ Lidhja e Prizrenit”, Pejë.
Shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Pejë është ndër më të mëdhatë me rreth 900 nxënës.