Përurohet investimin prej 9.15 milionë eurove për sistemin e ujitjes në Radoniq të Gjakovës

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, mori pjesë sot në ceremoninë e shënimit të përfundimit me sukses të Projektit IRIS dhe funksionalizimit të sistemit të rehabilituar të ujitjes në Radoniq të Gjakovës.

Sipas njoftimit të ministrisë, ky projekt, me vlerë totale prej 9.15 milionë euro, është financuar përmes një donacioni nga Komisioni Evropian dhe administruar nga Banka Botërore, ndërsa është udhëhequr dhe menaxhuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njofton Dukagjini.

Implementimi operacional dhe menaxhimi i sistemit të rehabilituar të ujitjes do të realizohet nga KRU Radoniqi-Gjakovë, e cila do të kujdeset për funksionimin e qëndrueshëm, mirëmbajtjen dhe ofrimin e shërbimeve efikase për shfrytëzuesit e këtij sistemi.

Tutje bëhet e ditur se përmes këtij projekti do të përfitojnë drejtpërdrejt dhe bujqit e komunave të Gjakovës, Rahovecit dhe Prizrenit. Aktualisht, sistemi i ujitjes mbulon rreth 5,000 hektarë tokë bujqësore, ndërsa me përfundimin e projektit janë shtuar edhe 6,000 hektarë të tjerë, duke e çuar sipërfaqen totale të përfshirë në rreth 11,000 hektarë që do të përfitojnë nga furnizimi më i sigurt dhe më efikas me ujë për ujitje.

Projekti ka mundësuar: rehabilitimin dhe modernizimin e sistemit të ujitjes, përmirësimin e menaxhimit të burimeve ujore, reduktimin e humbjeve teknike të ujit, rritjen e efikasitetit operacional, si dhe krijimin e kushteve më të favorshme për prodhim bujqësor më të qëndrueshëm dhe konkurrues.

Muja theksoi se ky investim përfaqëson një vizion të realizuar për një bujqësi më moderne, më produktive dhe më rezistente ndaj sfidave të së ardhmes.

“Ky investim është dëshmi konkrete e asaj që mund të arrihet kur ekziston bashkëpunim i mirëfilltë institucional, planifikim i kujdesshëm dhe përkushtim i vazhdueshëm ndaj interesit publik”, u shpreh Muja.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika