Përurohet në Podujevë shtatorja e Ibrahim Rugovës, marrin pjesë Osmani e Kurti

Në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, në Podujevë u përurua shtatorja e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti, familja e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova ministra, deputetë, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi e shumë qytetarë janë bashkuar në Sheshin e qytetit të Podujevës, në  zbulimin e Shtatores.

Presidentja Vjosa Osmani në këtë ceremoni tha se Rugova ishte njeri i dijes, shpresës, udhëheqës i madh e vizionar i pashoq.

“Në ditët më të errëta të historisë sonë ai qëndroi i palëkundur me vizionin e tij të pavarësisë. Në ditët më të errëta ai dëshmoi se forca e kombit tonë është përbashkimi dhe vullneti i pathyeshëm për liri, paqe, demokraci dhe pavarësi”, tha Osmani.

Ajo tha se Rugova ndërtoi ura besimi me liderët anembanë globit, që janë bërë shtylla që qëndron shteti ynë.

Osmani tha se shtatorja e Rugovës duhet të shërbejë si kujtesë për një Kosovë që nderon, ruan e kultivon aleancat me miqë dhe përqafon të ardhmen me të njëjtën forcë shpirtërore të cilën e mishëroi presidenti Rugova./RTK

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika