Rruga “Isa Boletini” është përuruar sot në Staten Island të ShBA-së, në një ceremoni me pjesëmarrje të madhe të komunitetit shqiptar.

Iniciativa u udhëhoq nga Shoqata “Shqiptare-Amerikane”, ndërsa kryetari i saj, Naser Nika, e quajti këtë ditë “një moment historik për shqiptarët në New York”.

Rruga që mban emrin e heroit kombëtar shqiptar ndodhet menjëherë pranë rrugës “Ismail Qemajli”, duke vendosur dy figura kyçe të historisë shqiptare krah për krah në zemër të Staten Island.