Përurohet objekti i ri i konsullatës së përgjithshme të Kosovës në Hamburg

Përurohet objekti i ri i konsullatës së përgjithshme të Kosovës në Hamburg

Të premten mbrëma në Hamburg është bërë përurimi i objektit të ri të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës.

Në hapjen zyrtare morën pjesë deputetë dhe euro deputetë gjermanë, deputetë të landit të Hamburgut, përfaqësues të qeverisë së landit të Hamburgut, Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Behar Isma, anëtarë të korit diplomatik dhe konsullor në Hamburg, si dhe një numër i madh i artistëve e intelektualëve të bashkatdhetarëve.

Në fjalën e tij, Ambasadori i Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti, foli për marrëdhëniet e shkëlqyera historike dhe tradicionale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë dhe për angazhimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin dhe zgjerimin e mëtutjeshëm të raporteve dypalëshe.

“Në lidhje me domosdoshmërinë e ndërrimit të objektit të ri të konsullatës, Ambasadori Ajeti tha se ky aktivitet nuk është i rastësishëm, por një pjesë e pandalshme, një rrugë e palëkundur e angazhimit tonë për të përmirësuar imazhin e Republikës së Kosovës. Ndërrimi i një objekti nuk është shumëçka, por është një mesazh i qartë për të gjithë, se rruga e drejtë dhe ligjore janë të vetmet rrugë që do të ndjekim. Ambasadori Ajeti rikonfirmoi zotimin e MPJD-së se objekti i ri i konsullatës do të mbetet si shtëpia e dytë e çdo qytetari tanë dhe do të jetë një qendër e fuqishme në fushën diplomatike, ekonomike dhe kulturore”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së Kosovës në Gjermani.

Shija e redaktorit

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Të fundit nga rubrika