Përurohet pikëkalimi i përbashkët Kosovë-Maqedoni e Veriut në Han të Elezit
Autoritetet e Republikës së Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut kanë përuruar sot pikëkalimin e përbashkët kufitar në mes të dy shteteve në pikë-kalimin kufitar Hani i Elezit-Bllacë. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë të dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Kristian Mickovski. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se kjo do t’u kursejë […]
Autoritetet e Republikës së Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut kanë përuruar sot pikëkalimin e përbashkët kufitar në mes të dy shteteve në pikë-kalimin kufitar Hani i Elezit-Bllacë. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë të dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Kristian Mickovski.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se kjo do t’u kursejë kohë qytetarëve të të dyja shteteve.
Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se lehtësimi i qarkullimit në kufi do të forcojë bashkëpunimin në shumë fusha mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Tani e tutje qytetarët do kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës dhe të dhënat do shkëmbehen në kohë reale përmes një sistemi të përbashkët teknologjik… Pritjet e qytetarëve më në fund do të reduktohen e kjo do t’i kontribuoj rritjes ekonomike, shkëmbimit tregtar dhe lidhjeve mes qytetarëve tanë”, ka thënë ai.

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se kjo nismë do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Sot po nisim një histori të re për bashkëpunim dhe përparim. Sot shënojmë një moment për lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve mes dy vendeve, po realizojmë konceptin “Evropa pa kufij”. Integrimi nuk është vetëm veprim politik, por është synim që kanë vendet tona për një Evropë që mban premtimet, sepse Ballkani është Evropë dhe meriton të jemi të integruar në Evropë”, tha Mexhiti.















