Përurohet reparti i ri i pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës

Në spitalin rajonal të Mitrovicës është përuruar reparti i ri i pediatrisë me ç’rast, prezent në hapjen e tij kanë qenë kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe zyrtarë të tjerë. Kurti tha se reparti tanimë do mund t’iu përgjigjet nevojave të fëmijëve, gjersa krenar për këtë u shpreh edhe ministri Vitia

Shiritin e prenë për të hapur dyert e një reparti që dikur numëronte vetëm një dhomë.

E nga sot, me kapacitete shtesë, reparti i ri pediatrik në Spitalin Rajonal të Mitrovicës i ka dyert e hapura për të gjithë fëmijët në nevojë.

Tani e tutje, sipas kryeministrit Albin Kurti, kujdesi për pacientët do të jetë maksimal.

“Tash do jenë 11 dhoma, me 25 shtretër, njëra prej dhomave do jetë edhe intenstive. Do të ketë pajisje moderne mjekësore të teknologjisë së fundit të cilat natyrisht garantojnë kujdes maksimal dhe mundësi më të mira për shërim të plotë për pacientët që do t’ia kenë nevojën këtij reparti të ri”, ka deklaruar Kurti.

E, për këtë investim, krenar u shpreh ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Është një arritje për neve si qeveri sidomos për qytetarët e Mitrovicës, Skenderajt dhe një pjese të Vushtrrisë sepse fëmijët tani do mund të marrin shërbimet në një ambient modern, me shtretër të mjaftueshëm dhe me aparatura të kohës së fundit që do ndihmojnë edhe në diagnostifikim, por edhe në shtrirjen e trajtimin e këtyre fëmijëve”, ka deklaruar Vitia.

Me rastin e këtij përurimi, një premtim u dha edhe nga drejtoresha e spitalit.

“Do iu premtojmë që shërbimet për fëmijët e qytetit të Mitrovicës do të jenë shumë më cilësore, do jemi shumë më të angazhuar dhe shumë më të përkushtuar që të iu ofrojmë ndihmën tonë”, u shpreh Laura Nushi, drejtoreshë e spitalit.

Totali i shumës së investuar është një milion euro, gjysma e së cilës është dhuruar nga shoqata “Nëna Terezë” në Gjermani dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit” në Kosovë.

Tani për tani, stafi mjekësor mbulon nevojat e spitalit, por Nushi nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë nevojë për profesionistë mjekësor shtesë në të ardhmen.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika