Përurohet sheshi “Serbia” në Novobërdë, Petkoviq ndalohet në kufi

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq nuk i është lejuar sot të hyjë në Kosovë. Ai për këtë akuzoi Qeverinë e Kosovës por deshi të merrte pjesë në inaugurimin e një sheshi në Kufcë të Epërme të Novobërdës me emrin Serbia

Pamje nga sheshi "Serbia" në Novobërdë

Me shkrim cirilik, e me emrin “Serbia” është inauguruar një shesh në komunën e Novobërdës.

Pllaka e këtij sheshi tregon se ai është ndërtuar me para të Qeverisë së Serbisë.

Për të marrë pjesë në prerjen e shiritit, kësaj komune të banuar edhe me serbë, ia kishte mësyrë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, por për arsye të panjohura deri më tani, nuk u lejua vizita e tij.

“Nga sot ky do të jetë sheshi kryesor i komunës së Novobërdës, e që është i ndërtuar në fshatin Kufcë e Epërme. Mos ardhja e Petar Petkoviqit nuk e ka penguar përurimin e tij. Sipas banorëve përurimi është bërë nga ora 13:00 ndërsa të pranishëm kanë qenë më shumë se dy mijë persona”

Prania e RTV Dukagjinit në këtë bëri që ky serb të fotografojë dhe incizojë ekipin e televizionit.

Pavarësisht insistimit, ky serb nuk u prezantua e as nuk tregoi arsyet e këtyre shkrepjeve.

Ndalesa që iu bë në pikën kufitare të “Dheut të Bardhë”, e acaroi Petkoviqin i cili akuzoi direkt kryeministrin Albin Kurti.

Petar Petkoviq – Drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeveri të Serbisë

“Nëse përkundër të gjitha marrëveshjeve më ndalohet hyrja në zonën e Kosovës dhe Metohisë, ju e keni të qartë se si e trajton Prishtina popullin serb këtu që vuan çdo ditë nga terrori i Aljbin Kurtit”, ka thënë Petkoviq.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës nuk është përgjigjur për Dukagjinin për refuzimin e kësaj ftese.

E Petkoviqi tha se për këtë e ka njoftuar dërguarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së dhe QUINT-in.

“Më janë përgjigjur se kjo është shkelje e qartë e marrëveshjes, por edhe se bëhet fjalë për një lloj gabimi teknik. Dërgova një njoftim të ri dhe nesër në të njëjtën kohë do të jem këtu në Konçul për të parë nëse është gabim i ri teknik apo arbitraritet i Albin Kurtit, i cili dëshiron të prishë të gjitha marrëveshjet dhe të pengoj normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin”, është shprehur ai.

Zyrtarëve serb disa herë u është ndaluar hyrja në Kosovë, varësisht nga natyra e vizitave.

Sipas marrëveshjeve në Bruksel, leje për të ardhur vend duhet të marrin nga Ministria e Jashtme e Kosovës.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika