Përurohet shtatorja e Nënë Terezës në Panama

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përuruar shtatoren e Nënë Terezës në Panama

Të enjten në Panama, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përuruar shtatoren e Nënë Terezës, të punuar nga skulptori kosovar Bashkim Beqiri, në një ceremoni të organizuar bashkë me ministren e Jashtme të Panamasë, Erika Mouynes dhe me kryepeshkopin e Panamasë, Jose Domingo Ulloa.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka theksuar se ndihet e lumtur që Panamaja po e monumentalizon kujtesën për Shën Terezën.

Ajo ka shtuar se kjo është edhe një mirënjohje për punën, për vlerat e për madhështinë e personalitetit të saj.

Ndër të tjera, presidentja Osmani, është shprehur se si bashkëkombës të saj jemi shumë krenarë me shëmbëlltyrën e Shën Terezës.

Po kështu, ajo ka shtuar se i jemi mirënjohës popullit panamez për respektin e treguar me të gjitha nderet që mund të ofrohen për një të shenjtë.

Ndryshe, të enjten, Osmani, është pritur në takim nga Presidenti i Republikës së Panamasë, Laurentino Cortizo, për të hapur kapituj të rinj të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Panamasë.

Në takim me Presidentin Cortizo, Presidentja Osmani ka vlerësuar lartë marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve si dhe përkushtimin për ta forcuar tutje bashkëpunimin në fushat e interesit të përbashkët.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika