Përurohet shtatorja e Tony Blair në Ferizaj
Në rresht po dalin njëjtë sikurse para 25 vitesh që shërbyen si ushtarë të UÇK-së në zonën e Nerodimes. Veçse tash këta burra po rreshtohen për të nderuar një figurë që dha kontribut të madh për çlirimin e Kosovës. Ismajl Islami, bashkë me ushtarët e tij kujtojnë momentin ku ishin kur në Kosovë hyjnë forcat […]
Në rresht po dalin njëjtë sikurse para 25 vitesh që shërbyen si ushtarë të UÇK-së në zonën e Nerodimes.
Veçse tash këta burra po rreshtohen për të nderuar një figurë që dha kontribut të madh për çlirimin e Kosovës.
Ismajl Islami, bashkë me ushtarët e tij kujtojnë momentin ku ishin kur në Kosovë hyjnë forcat e NATO-s.
“Para 25 viteve pikërisht dje me 11 qershor si luftar i luftës së uck në orët e para të mëngjesit kemi pritur këmbësorin britaneze kur është futur në Dardanin tonë. Kishim fatin që t’i presim ata trupa”, ka thënë Islami.
E ndërkohë këtu po bëhej gati që të niste organizimi për cka kishin ardhur edhe ish-ushtarët.
Këtu në qytetin e Ferizajt, tash e tutje sheshi “Dëshmorët e kombit” do të nderohet me trupin e bronztë të ish-kryeministrit Tony Blair, i cili u tha se ka kontribuuar në të gjitha dimensionet për lirinë e Kosovën e pavarur.
Qytetarë të shumtë patën mundësinë më pas që të fotografohen me shtatoren e punuar nga Agon Qosa.















