Përurohet skulptura e Leutrim Ahmetit, i vrarë gjatë luftës nga forcat serbe

Në Ditën e Çlirimit të Skenderajt është zbuluar shtatorja e Leotrim Ahmetit, djalit 7-vjeçar të vrarë gjatë luftës, si pjesë e aktiviteteve për të përkujtuar 25-vjetorin e çlirimit nga forcat serbe

Shtatorja e 7-vjeçarit të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në 25-vjetorin e çlirimit të Skenderajt, është përuruar skulptura e Leutrim Ahmetit, 7-vjeçarit të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Bashkë me udhëheqësit e Komunës së Skenderajt, Shukrie Ahmeti, ka zbuluar shtatoren e djalit të saj, Leotrimit.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka deklaruar se krahas shtatores së kryekomandantit legjendar, Adem Jashari, sheshi i këtij qyteti do ta mbajë edhe shtatoren e Leutrimit shtatëvjeçar, që përfaqëson çdo viktimë të vrarë në luftën e Kosovës.

“Oj nanë, këqyr se edhe unë kam diçka në bark, jam sëmut prej barku”, ky është tregimi i nënës së Leotrimit, Shukrije Ahmetit, rrëfim që frymëzoi skulptorin, Sabri Behramaj.

Leotrimi është djali i Malush Ahmetit, dëshmor i UÇK-së.

Shtëpia e Malushit në Rezallë ka shërbyer si vendpunishte për rregullimin dhe mirëmbajtjen e armëve me të cilat UÇK-ja e luftonte okupatorin serb.

Në sheshin kryesor janë vendosur fotografi të ndryshme, dëshmi për kohën e luftës në Skenderaj dhe në zonën e Drenicës.

Këtë vit shënohen 25 vjet nga çlirimi i Skenderajt nga forcat e armatosura serbe. Për të përkujtuar këtë ditë, Komuna e Skenderajt ka organizuar një sërë aktivitetesh, duke përfshirë homazhe në Kompleksin përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz dhe në Marinë.

Një seancë solemne mbahet në Kuvendin e Komunës së Skenderajt, pasuar nga një Akademi përkujtimore, për të nderuar dëshmorët dhe martirët e komunës.

Shija e redaktorit

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Të fundit nga rubrika