“Përvetësoi mbi 150 mijë euro”, Arrestohet një i dyshuar për keqpërdorim të detyrës në Prizren

Policia e Kosovës (Ilustrim)

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në Prizren, i cili dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar.

Sipas policisë, i dyshuari gjatë periudhës 2017-2019, dyshohet se  kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme para në shumë të përgjithshme prej 150 660.61 euro.

I njëjti është dërguar në mbajtje.

“Prizren / 01.01.2017. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti gjatë periudhës 2017-2019 kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme para në shumë të përgjithshme prej 150 660.61€. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika