Pesë ditë pas aksidentit të rëndë, vdes një grua në Mitrovicën e Jugut

Një grua ka ndërruar jetë disa ditë pas një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në Mitrovicën e Jugut.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur më 17 korrik 2026, rreth orës 14:15. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa dyshohet se njëri prej drejtuesve ka shkaktuar përplasjen si pasojë e pakujdesisë.

“Dyshohet se vozitësi mashkull kosovar me veturë nga pakujdesia ka goditur veturën tjetër me vozitëse femër kosovare”, thuhet në raportin policor.

Si pasojë e aksidentit, kanë pësuar lëndime të dy vozitësit, si dhe katër pasagjere femra kosovare, të cilat janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Si pasojë janë lënduar të dy vozitësit dhe katër pasagjeret femra kosovare, të cilët janë dërguar në tretman mjekësor”, ka njoftuar Policia.

Ndërkohë, më 22 korrik 2026, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës është bërë e ditur se njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë.

“Më 22.07.2026 nga QKUK është njoftuar që njëra nga të lënduarat femër ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po hetohet nga organet kompetente për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti me fatalitet.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika