Pesë emisarë për vizitë në Kosovë, pritet të takohen me Kurtin

Përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet ta vizitojnë të premten, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të presë në takim të premten e 20 janarit emisarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët për politikë të jashtme të kancelarit gjerman dhe presidentit francëz Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne.

Në takimet që pritet të zhvillohen të premten do të jenë edhe këshilltari diplomatik i kryeministrit italian Francesco Maria Talo dhe emisari i posaçëm i SHBA-së, Gabriel Escobar.

Siç njofton zyra e Kryeministrit, takimi pritet të zhvillohet nga ora 10:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, për këto vizita ka folur edhe këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Ai e ka quajtur këtë një moment të rëndësishëm dhe ka shfaqur shpresën se do të ketë përparim në procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Përsëri, është shumë e rëndësishme që vizitat bëhen dhe që palët bisedojnë. Kjo vizitë është një vazhdim i vizitave të mëparshme, në fund të vitit të kaluar. Është një moment shumë i rëndësishëm. Arsyeja përse SHBA-ja po i bashkohet kësaj vizite, ka të bëjë me rëndësinë që i kushtojmë këtij procesi dhe mbështetjen tonë për këtë proces. Nuk presim që kjo situatë të zgjidhet gjatë këtyre takimeve nesër. Por, është një pikë e rëndësishme kthese. Ne shpresojmë në këtë proces – në javët e ardhshme, ne shpresojmë të shohim përparim të vërtetë”, pati deklaruar Chollet për REL.

 

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika