Pesë gramë marihuanë sekuestrohen gjatë kontrollit të një veture në Prishtinë

Dogana e Kosovës ka sekuestruar substancë narkotike gjatë kontrollit të një automjeti në qytetin e Prishtinës. Kontrolli u bë në orët e hershme të mëngjesit dhe, megjithëse nuk u gjet mall i kontrabanduar, gjatë procesit u zbulua një sasi prej 5 gramësh të identifikuar si marihuanë

Pamje nga Dogana e Kosovës, 22 prill 2024.

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës të hënën kanë sekuestruar substanca narkotike gjatë Kontrollit të një automjeti në Prishtinë.

Gjatë kontrollit, në veturë është zbuluar një sasi prej pesë gramësh e identifikuar si marihuanë.

“Njesitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, në orët e hareshme të mëngjesit, kanë ndaluar për kontroll një automjet të dyshimt në qytetin e Prishtinës. Gjatë kontrollit nuk është gjetur mall i kontrabanduar, megjithatë, në procesin e kontrollit, është zbuluar një sasi prej 5 gramësh e identifikuar si marijuanë”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Siç thuhet tutje në njoftim, Njësitet Antikontrabandë të Doganës vazhdojnë të mbikëqyrin dhe të veprojnë në përputhje me ligjin, duke garantuar që territori i Kosovës të mbetet i sigurt dhe i lirë nga veprimtaria e paligjshme.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika