Pesë persona arrestohen nën dyshimin për përgatitje të një akti terrorist pranë bazës RAF Fairford në Britani

Pesë persona janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim, ndërsa policia kundër terrorizmit po udhëheq hetimet për një incident të rëndë pranë bazës ajrore RAF Fairford në Gloucestershire të Britanisë së Madhe.

Pesë të dyshuarit fillimisht u arrestuan nën dyshimin për vepra penale në bazë të Ligjit për Eksplozivët, ndërsa më pas u arrestuan edhe nën dyshimin për përgatitjen e një akti terrorist.

Policia e Gloucestershire tha se rreth orës 00:45 të mëngjesit të së dielës kishte marrë një telefonatë lidhur me “tri automjete të dyshimta” që po udhëtonin në drejtim të bazës RAF Fairford.

Si pasojë e incidentit, rreth 85 banesa janë evakuuar, ndërsa në vendngjarje po zhvillohen operacione nga ekipet britanike për çaktivizimin e bombave.

Pamjet nga një helikopter tregojnë robotë të ekipeve të specializuara duke iu afruar furgonëve në vendin e ngjarjes.

Në një konferencë për media, ndihmës shefi i policisë së Gloucestershire, Richard Ocone, tha se “puna për të përcaktuar natyrën e plotë të incidentit është ende duke vazhduar”.

RAF Fairford është përdorur prej kohësh si bazë operacionale e përparuar nga ushtria amerikane. Forcat Ajrore të SHBA-së kanë deklaruar se “mbeten vigjilente” pas incidentit.

Ngjarja po hetohet në një kontekst më të gjerë sigurie në Evropë, ku në vitet e fundit janë shtuar incidentet e cilësuara si pjesë e “luftës hibride”, shkruan korrespondenti i BBC-së për sigurinë, Frank Gardner.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika