Pesë persona lëndohen në një aksident me katër automjete në Malishevë

Foto ilustruese

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ku janë përfshirë katër automjete.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:40.

“Rreth orës 19:40, në rrugën ‘Ibrahim Mazreku’ në Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër automjete”, ka deklaruar Elezaj.

Sipas tij, njëri prej automjeteve ka dalë nga rruga dhe ka goditur një zyrtar policor, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Përveç zyrtarit policor, për trajtim mjekësor janë dërguar edhe katër persona të tjerë.

Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rastit, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika