Pesë persona të lënduar nga një aksident në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Të shtunën e 21 janarit nga një aksident në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë janë lënduar pesë persona. Rastin për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

Ilustrim

Gjatë kësaj të shtune pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Lajmin për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orë 18:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, ka thënë Ahmeti.

Tutje, Ahmeti ka shtuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika