Pesë policë me lëndimet të lehta trupore pas trazirave në Zveçan
Pesë pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë marrë lëndime të lehta trupore, pas tensioneve të cilat u krijuan në komunën e Zveçanit gjatë ditës së sotme. Policia e Kosovës ka konfirmuar përmes një komunikate zyrtare se të lënduar nga zyrtarët policorë kanë mbetur pesë. “Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, […]
Pesë pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë marrë lëndime të lehta trupore, pas tensioneve të cilat u krijuan në komunën e Zveçanit gjatë ditës së sotme.
Policia e Kosovës ka konfirmuar përmes një komunikate zyrtare se të lënduar nga zyrtarët policorë kanë mbetur pesë.
Në njoftim thuhet se pas këtyre ngjarjeve policia është detyruar t’i përdorë mjetet e tyre për vetëmbrojtje.
“Duke parë rrezikun e drejtpërdrejtë të jetës së zyrtarëve policorë, njësitet policore relevante në vetëmbrojtje janë detyruar të reagojnë dhe të përdorin mjetet e ligjshme, përfshirë gazin lotsjellës për shpërndarje të turmës dhe për t’ua mundësuar hyrjen kryetarëve në objekte komunale”, ka thënë ai.
Lidhur me veprimet e deritanishme, Policia ka bashkëpunuar dhe koordinuar veprimet me organet e drejtësisë, të cilat rastin e kanë cilësuar si “Sulm Kundër Rendit Kushtetues”.















