Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, nëntë të arrestuar

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar pesë raste të dhunës në familje, për çfarë janë arrestuar nëntë persona, ku prej tyre tri femra.

Këto raportime kanë ndodhur në vendet si: Drenas, Fushë-Kosovë, Gjakovë, Vushtrri.

Sipas Policisë së Kosovës, fillimisht në Drenas viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje verbale është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Në Fushë-Kosovë, të martën është arrestuar një person i dyshuari pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërsa, në Gjakovë janë arrestuar dy të dyshuar të cilët pas një mosmarrëveshjeje janë sulmuar mes vete, po ashtu njëri prej tyre e ka sulmuar edhe viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar.

“Nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj dy viktimave një mashkulli dhe një femre kosovare në Gjakovë janë arrestuar dy persona”, njofton PK-ja.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, në Vushtrri janë arrestuar tri femra pasi kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.

“Lidhur me rastin nuk raportohet për lëndime, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton PK-ja.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika