Pesë raste të dhunës në familje u raportuan në Polici në 24 orët e fundit

Foto ilustrim, ushtrim i dhunës

Policia e Kosovës përmes raportit ditor të saj ka njoftuar se kanë ndodhur pesë raste të dhunës në familje në vendin tonë.  Ngjarjet kanë ndodhur në Prishtinë, Istog, Deçan, Rahovec, Mitrovicë e Veriut.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar se ndaj saj është ushtruar dhunë nga ish-bashkëshorti.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka pasur dhunë nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar në Deçan, ku sipas policisë, një grua ka sulmuar prindërit e saj.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka sulmuar prindërit e saj. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Në Rahovec, një burrë ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

“Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se posedon një armë dhe të njëjtën e ka dorëzuar. Arma  pistoletë me një karikator pa fishek është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në Mitrovicë të Veriut, një burrë është arrestuar, nën dyshimin se ka sulmuar bashkëshorten e tij.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Në Istog, raportohet se një grua është ofenduar nga bashkëshorti i saj i cili ishte nën ndikim të alkoolit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ofenduar bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, bën të ditur policia.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika