Pesë raste të dhunës të raportuara në 24 orët e fundit në Kosovë

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se janë shënuar raste të dhunës në kryqytet, Suharekë, Shtime, dhe Gjakovë

Ilustrim

Pesë raste të dhunës janë shënuar përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ka raportuar Policia e Kosovës.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes së tij, në Prishtinë. Ndërkaq, nuk raportohet për lëndime.

Rasti ka ndodhur në orët e mëngjesit të së premtes dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pak para mesnatës të po të njëjtës ditë, është arrestuar një i dyshuar tjetër i cili në vazhdimësi, dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes. Rasti ka ndodhur në Shtime ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurores.

Këto nuk janë të vetmet raste të raportuara për dhunë të ushtruar përgjatë të premtes, bën të ditur raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës.

Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij viktimës femër kosovare, në Suharekë. Atij i është konfiskuar një thikë.

Ndërkaq, në mesditë të së premtes, janë arrestuar dy të dyshuar, përkatësisht një femër dhe një mashkull, pasi ata janë përleshur në mes vete. Pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. Rasti ka ndodhur në qytetin e Gjakovës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika