Pesë të arrestuar pas një rrahjeje në Obiliq, mes tyre edhe një i mitur
Pesë persona janë arrestuar të hënën në mbrëmje në Obiliq, nën dyshimin se janë përfshirë në një rrahje pas një mosmarrëveshjeje. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën “Tropoja”, ku pesë të dyshuar meshkuj kosovarë – në mesin e tyre edhe një i mitur – janë rrahur mes vete. Të […]
Pesë persona janë arrestuar të hënën në mbrëmje në Obiliq, nën dyshimin se janë përfshirë në një rrahje pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën “Tropoja”, ku pesë të dyshuar meshkuj kosovarë – në mesin e tyre edhe një i mitur – janë rrahur mes vete.
Të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Pas përfundimit të trajtimit, ata janë intervistuar nga organet e rendit.
Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet si “lëndim i lehtë trupor” dhe “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.















