Pesë të arrestuar për dhunë në familje, një i dyshuar në arrati brenda 24-orëve të fundit

Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste të dhunës në familje të ndodhura në komuna të ndryshme të vendit, ku janë arrestuar pesë persona, ndërsa një i dyshuar vazhdon të jetë në arrati.

Sipas raportit policor, në Podujevë, më 3 gusht rreth orës 03:00, është arrestuar një burrë kosovar, pasi dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. “Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Po ashtu, në Fushë Kosovë, më 3 gusht rreth orës 10:15, është arrestuar një person i dyshuar pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. “Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në njoftim.

Një tjetër rast është raportuar në Podujevë, ku një grua ka informuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Sipas raportit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari “gjendet në arrati”. Rasti, sipas Policisë, është duke u hetuar.

Në Deçan, më 2 gusht rreth orës 21:00, janë arrestuar dy gra kosovare pas një konflikti verbal mes tyre. “Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Ndërkohë, në Gjakovë, më 3 gusht rreth orës 00:30, një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga një burrë kosovar. “Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika