Pesë të arrestuar për dy të plagosurit në Klinë

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kanë plagosur dy personave në Klinë

Ilustrim

Dy persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri, në orët e pasdites të së mërkurës në Klinë.

Këtë për Portali D, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka theksuar se të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dërguar në spital në Pejë”, ka thënë Rugova.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalë njësiti policor.

Pas një pune intensive të hetueseve të Stacionit Policor në Klinë, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre (3) persona të dyshuar, te të cilët janë gjetur dhe konfiskuar, dy (2) armë (pistoleta), dymbëdhjetë (12) fishek cal: 9mm, tre (3) fishek cal 7.65mm, dy (2) gëzhoja, një (1) brisk dhe një (1) sprej OC.

Të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48-orësh.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika