Policia e Kosovës njofton se më 8 shtator, rreth orës 21:25, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar në Viti, i cili dyshohet se me veturën e tij ka goditur disa persona që po qëndronin në një park.

Si pasojë e goditjes, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, ka dalë edhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.