Pesë të plagosur brenda një nate në Pejë e Prizren
Incidente të rënda kanë tronditur qytetin e Pejës dhe të Prizrenit gjatë natës së mërkurë, ku gjithsej pesë persona janë plagosur. Në Prizren, një incident me armë zjarri në fshatin Gjonaj ka rezultuar në plagosjen e dy personave, të cilët janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Autoritetet, duke përfshirë Policinë e Kosovës […]
Incidente të rënda kanë tronditur qytetin e Pejës dhe të Prizrenit gjatë natës së mërkurë, ku gjithsej pesë persona janë plagosur.
Në Prizren, një incident me armë zjarri në fshatin Gjonaj ka rezultuar në plagosjen e dy personave, të cilët janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Autoritetet, duke përfshirë Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, janë në punë për zbardhjen e rrethanave dhe arrestimin e të dyshuarve, të cilët janë të njohur për policinë.
Ndërkohë, në Pejë, tre persona janë plagosur në një incident tjetër.
Të lënduarit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës për trajtim mjekësor.
Pamje nga plagosja me armë zjarri në Pejë
“Rreth orës 21:25, në rrugën Bekim Berisha në Pejë, të furra Ahmeti ka pasur të shtëna me që rast tre persona janë lënduar nga arma e zjarrit dhe janë dërguar në Spitalin e Sërgjithshëm në Pejë. Ende nuk ka informacione më të detajuara”, ka deklaruar për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Siç ka bërë të ditur Gashi, të gjitha njësitet kompetente janë në vendngjarje.















