Pesë të rinj humbin jetën pasi një makinë lëvizte në drejtim të kundërt në autostradë në Irlandë

Pesë adoleshentë kanë humbur jetën dhe katër persona të tjerë janë plagosur rëndë në një aksident tragjik në Irlandë, pasi një makinë po lëvizte në drejtim të kundërt në autostradë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00 të së dielës në autostradën M9, në County Kildare, ku dy automjete janë përplasur ballë për ballë.

Policia irlandeze, Gardaí, konfirmoi se të pesë viktimat ishin meshkuj dhe se trupat e tyre janë nxjerrë nga vendi i aksidentit.

Në automjetin tjetër ndodheshin katër persona – tri gra, dy në të 30-at dhe një në të 20-at, si dhe një djalë. Të gjithë kanë mbetur të shtruar në spital me lëndime të rënda.

Komisioneri i Gardës, Justin Kelly, e ka cilësuar përplasjen si “horrifikuese”, duke paralajmëruar për rrezikun e vozitjes në anën e gabuar të autostradës.

Kelly tha se në disa raste automjetet po drejtohen në drejtim të kundërt në autostrada për të marrë pëlqime në rrjetet sociale.

“Anëtarët e këtyre familjeve po udhëtonin të pafajshëm kur u goditën nga një automjet që po lëvizte në drejtim të gabuar në autostradë”, tha ai.

Ai e cilësoi këtë sjellje si të papërgjegjshme dhe jashtëzakonisht të rrezikshme, veçanërisht pasi vetëm një javë më parë në një tjetër përplasje ballore në autostradën M50 në Dublin u plagosën nëntë persona, pasi një makinë po lëvizte në drejtim të kundërt.

Komisioneri shtoi se policia përpiqet të ndalojë automjetet që lëvizin në drejtim të kundërt, duke marrë parasysh edhe sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Rasti i aksidentit të së dielës i është referuar Fiosrú, institucionit irlandez që mbikëqyr ankesat dhe hetimet lidhur me policinë, për çka komisioneri tha se nuk mund të japë më shumë detaje për rastin.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika