Pesë të vdekur nga zjarri në një bujtinë në Rumani

Së paku pesë njerëz kanë vdekur, si pasojë e një zjarri që e përfshiu një bujtinë në një fshat në veri të kryeqytetit të Rumanisë

Së paku pesë njerëz kanë vdekur, si pasojë e një zjarri që e përfshiu një bujtinë në një fshat në veri të kryeqytetit të Rumanisë, Bukuresht, të martën në mëngjes.

Gjatë ditës, ekipet e shpëtimit kërkuan nën rrënoja të ndërtesës për pesë persona të tjerë të zhdukur.

Autoritetet rumune thanë se 18 persona ia dolën t’i shpëtojnë zjarrit, ndërsa dy të tjerë pësuan djegie dhe po mjekohen në spital.

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, edhe pse autoritetet thanë se ndërtesa nuk kishte certifikatë, që tregon se është e mbrojtur nga zjarri.

Prokuroria rumune e ka nisur një hetim për ta gjetur shkaktarin e zjarrit vdekjeprurës./REL

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika