Pesë ushqime që ngrenë humorin gjatë dimrit: Një udhëzues për mirëqenien në stinën e ftohtë
Gjatë dimrit, shumë njerëz ndihen me më pak energji dhe në disponim të ulët. Megjithatë, disa ushqime mund të ndihmojnë në përmirësimin e kësaj gjendjeje. Ja pesë ushqime që rekomandohen për të ngritur humorin gjatë stinës së ftohtë: Peshku: Konsiderohet një burim i shkëlqyer i acideve omega-3, të cilat stimulojnë prodhimin e hormoneve si dopamina […]
Gjatë dimrit, shumë njerëz ndihen me më pak energji dhe në disponim të ulët. Megjithatë, disa ushqime mund të ndihmojnë në përmirësimin e kësaj gjendjeje. Ja pesë ushqime që rekomandohen për të ngritur humorin gjatë stinës së ftohtë:
Peshku: Konsiderohet një burim i shkëlqyer i acideve omega-3, të cilat stimulojnë prodhimin e hormoneve si dopamina dhe serotonina, të njohura për efektin e tyre pozitiv në humor. Për më tepër, peshku si tuna është i pasur me vitaminë D, e cila është shumë e rëndësishme sidomos gjatë dimrit, kur ekspozimi ndaj diellit është i kufizuar.

Perimet me Gjethe të Gjelbra: Këto perime janë burime të shkëlqyera të magnezit, kalciumit dhe kaliumit. Ato ndihmojnë në menaxhimin e stresit dhe përmirësimin e ciklit të gjumit. Gjithashtu, perimet e gjelbra përmbajnë folate, të cilat ndihmojnë në menaxhimin e simptomave të depresionit.
Arroret: Si peshku, arroret janë gjithashtu të pasura me acide omega-3 dhe magnez. Arrat, bademet dhe fëstëkët kontribuojnë në prodhimin e hormoneve që përmirësojnë humorin.
Frutat: Frutat si limonët dhe portokajtë mund të zëvendësojnë mungesën e diellit në dimër, duke ofruar një burim të shkëlqyer të vitaminave. Bananet janë gjithashtu të dobishme për humorin, për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë në vitamina, kalium, fibra, hekur, proteina dhe karbohidrate. Frutat e malit janë të pasura me antioksidantë që mbajnë mendjen të qartë dhe të freskët.
Çokollata e zezë: Përkundër perceptimit si ushqim jo shumë i shëndetshëm, çokollata e zezë mund të jetë një superushqim për humorin. Ajo përmban endorfinë, një hormon i cili ndikon pozitivisht në ndjenjën e lumturisë.

Këto ushqime mund të jenë një mënyrë e shkëlqyer për të ngritur humorin dhe energjinë gjatë muajve të ftohtë të dimrit.















