Pesë vetura përfshihen nga zjarri në Pejë

Pesë vetura janë përfshirë nga zjarri të martën e 3 janarit në qytetin e Pejës

Policia e Kosovës

Pesë vetura në rrugën “Qerim Muriqi” në Pejë, janë përfshirë nga zjarri të martën e 3 janarit.

Siç njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, kjo ka ndodhur në rrethana të panjohura dhe rasti është nën hetime.

Ndër të tjera, Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë identifikuar tre burra të cilët janë pronarë të makinave, kurse dy të tjerë ende nuk janë identifikuar.

Rasti njoftohet të ketë ndodhur afër orës 4 të mëngjesit.

“Është raportuar se në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri pesë vetura. Në vendin e ngjarjes janë identifikuar tre pronarët,  viktima meshkuj kosovarë, kurse dy të tjerë ende nuk janë identifikuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika