Sot, pesë vetura janë përfshirë nga zjarri në një punishte në fshatin Vlashnje të Prizrenit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se si pasojë e zjarrit janë dëmtuar pesë vetura.
Sipas Bytyqit, Policia është njoftuar për rastin rreth orës 13:00, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendngjarje.
Zjarri është lokalizuar dhe shuar pas intervenimit të zjarrfikësve.
Policia ka identifikuar një person të dyshuar për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, në bashkëpunim me prokurorin kujdestar.
I dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti mbetet nën hetim./KP
