Opozita e Kosovës, në krye me Lëvizjen Vetëvendosje, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me Nismën, e kishin kundërshtuar fuqishëm demarkacionin me Malin e Zi, duke pretenduar se Kosova po humb shumë tokë.

Këto kundërshtime ishin kapitalizuar me dhunë, duke protestuar rrugëve, ndërsa në Kuvendin e Kosovës seancat për miratimin e Demarkacionit me Malin e Zi ishin të pamundura nga gazi lotsjellës.

Në këto rrethana, Kosova kishte shkuar në zgjedhje, ku dy parti që e kundërshtonin demarkacionin AAK dhe Nisma kishin bërë koalicion parazgjedhor me PDK-në, ndërsa ish- partneri i PDK-së, LDK-ja, kishte bërë koalicion me partinë e Behxhet Pacollit, AKR-në. Lëvizja Vetëvendosje kishte garuar e vetme në zgjedhjet e vitit 2017.

Ramush Haradinaj ishte bërë kryeministër i Kosovës, ndërsa i kishte rënë që qeveria e tij ta sillte demarkacionin në Kuvend, edhe pse protestat nga ish-partneri opozitar Lëvizja Vetëvendosje nuk u ndalen, përsëri gazi-lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më homologun e tij nga Mali i zi kishin arritur një marrëveshje për rishikimin e demarkacionit, por as kjo nuk ishte e mjaftueshme për të kaluar demarkacioni me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

Bashkim Evropian kishte premtuar liberalizimin e vizave, nëse do të kalonte demarkacioni me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës. Demarkacioni kaloi, por liberalizimi i vizave për Kosovën dhe pas pesë vjetësh të kalimit të demarkacionit ende nuk ka kaluar në proceduarat burokratike të Bashkimit Evropian.

Më 21 marsi të vitit 2018, demarkacioni kishte kaluar me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim.