“Pesëshja e Madhe” arrin në Qeverinë e Kosovës

Tashmë kanë arritur në Qeverinë e Kosovës pesë emisarët perëndimorë apo ndryshe "Pesëshja e Madhe"

Foto e realizuar nga gazetarja e RTV Dukagjinit, Anduena Bajqinofci

Kanë arritur në Qeverinë e Kosovës pesë emisarët perëndimorë.

Vizita e pesëshes diplomatike në Kosovë vjen gati një muaj pas agresionit të Serbisë në Kosovë.

Në fokus të takimeve do të jetë plani që palët t’i rikthehen procesit të dialogut drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Ekipi i RTV Dukagjini nga terreni raporton se të pranishëm ishin edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier e ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, por të njëjtit tashmë kanë dalë nga ndërtesa e Qeverisë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika