Peshiq: Kosova është një histori e përfunduar, ne po humbim kohë

Krahu nacionalist në Serbi është duke humbur kohë me gjera jorealiste sipas sociologes, Vesna Peshiq teksa ka shtuar se Kosova është një histori e përfunduar

Sociologia Vesna Peshiq

 





“Nuk e di nëse ka pasur ndonjë proklamatë më parë… Por të gjithë janë shumë të njohur në opinion, të gjithë janë nacionalistë, Beqkoviq, Koviq, Çaslav Ociq… Nuk e di se çfarë plani kanë për Kosovën  dhe  si do ta mbrojnë ata Kosovën”, ka pyetur sociologia Vesna Peshiq në emisionin Neësnights në N1, transmeton Portali Dukagjini.

“Kosova është një histori e përfunduar, ne thjesht po humbim kohë”, ka deklaruar Peshiq.

Më tej  ajo ka thënë se sa i përket çështjes së Kosovës,  ajo është fundi i historisë sipas saj.

Më tej ajo ka komentuar deklarata e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq , i cili u deklaruar për krijimin e  një “blloku serb”  që për Peshiq është një ide mjaft e paqartë.

“A dëshiron të qëndrojë në qendër dhe të thotë – në të majtë janë të gjelbërt, pro-evropianë, dhe në anën tjetër janë të djathtët dhe ai do të jetë mes tyre”.

Siç ka thënë  ajo, Lëvizja Door është “e njohur për këtë temë”. Sipas saj ata janë partia e Putinit, përfaqësojnë vlerat familjare dhe duan ta kthejnë Kosovën.

Por ajo ka parashtrua pyetjen “si do ta kthejnë Kosovën, duhet të krijojnë trupa të armatosur për ta riintegruar Kosovën.

Por sipas saj kjo është një imagjinatë jorealiste sepse riintegrimi i Kosovës në Serbi është i pamundur.

 





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika