Pesimizëm për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës
Pas dështimit të zgjedhjeve në komunat veriore, u dha një mundësi e re që ato të mbaheshin në muajin prill. Madje partive dhe iniciativave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ua ka lehtësuar punën duke mos i detyruar të aplikojnë përsëri. Por, hapësirën për aplikimet e reja e ka lënë nga 9 marsi deri më 18-të […]
Pas dështimit të zgjedhjeve në komunat veriore, u dha një mundësi e re që ato të mbaheshin në muajin prill.
Madje partive dhe iniciativave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ua ka lehtësuar punën duke mos i detyruar të aplikojnë përsëri.
Por, hapësirën për aplikimet e reja e ka lënë nga 9 marsi deri më 18-të shkurt të vitit 2023.
“Gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2022, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 11 kandidatë të katër subjekteve politike për të garuar në zgjedhjet për kryetar në ndonjërën nga katër komunat dhe 65 kandidatë të tri subjekteve politike në zgjedhjet për dy kuvendet komunale. Sipas vendimit të KQZ-së, ky proces do të vlejë, pra subjektet politike do të mundet që nga 9 deri më 13 mars të konfirmojnë kandidatët tashmë të certifikuar, pa pasur nevojë për aplikim nga fillimi”, thuhet në përgjigjen nga KQZ-ja.
Herën e kaluar njëri nga kandidatët ishte larguar.
Aleksandar Arsenijevic nga “Mbijetesa serbe” akoma se ka të qartë nëse është e sigurt të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve të prillit.
“Tani për tani si qëndrojnë gjërat çdo gjë është në ajër. Nëse nuk do të krijohen kushtet, nëse nuk do të kemi kthimin e serbëve në institucione, I sigurt jam që zgjedhjet do të jenë të pamundshme. Por, me sa duket gjërat nuk po shkojnë në të mirë të zgjedhjeve duke pasur parasysh që struktura momentale e policisë së Kosovës është shumë diskrete. Pos kësaj, varet edhe nga dëshira e Serbisë a do t’i japin shkollat në shfrytëzim për zgjedhje përndryshe është vështirë të motivohen votuesit serb të dalin në zgjedhje.Zgjedhjet po vinë dita-ditës dhe gjendja në terren po ashtu po ndryshon prandaj mendoj që zgjedhje do duhej te anulohen”.
Edhe ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj po konsideron që nuk është aspak e sigurt mbajtja e këtyre zgjedhjeve atje.
Sipas tij, ato duhet të anulohen.
“Shteti I Serbisë është duke kërcënuar të gjithë qytetarët e komunitetit serb që veprojnë në bazë të ligjit të Kosovës po kërcohen direkt, qoftë me kallje të pronave, ndoshta edhe me ndaljen e ndihmave e ndoshta edhe me jete prandaj situate e sigurisë në pjesën veriore është e paqëndrueshme dhe nuk ka hapësirë apo kushte për mbajtjen e zgjedhjeve atje”, ka thënë Rashiti.
Shtyrja e zgjedhjeve në veri të vendit erdhi si rezultat i krijimit të rrezikshmërisë atje pas kundërshtimit të qytetarëve serb për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.
Televizioni ka tentuar të marr qëndrimit e partive tjera serbe nëse do bëhen pjesë e këtyre zgjedhjeve por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.















