Peter Pellegrini, një aleat i ngushtë i kryeministrit populist të krahut të majtë Robert Fico, u betua sot si president i Sllovakisë.

48-vjeçari bëri betimin në një ceremoni në Filarmoninë Sllovake në Bratislavë para anëtarëve të parlamentit.

Pellegrini fitoi balotazhin e zgjedhjeve në prill me 53,1% të votave, duke mposhtur ish-ministrin e Jashtëm Ivan Korcok. 48-vjeçari ka shërbyer më parë si kryeministër nga viti 2018 deri në vitin 2020 dhe si kryetar i parlamentit.

Pellegrini bëri thirrje për unitet kombëtar në fjalimin e tij në një seancë të posaçme të Parlamentit në Bratislavë. Ai është bërë presidenti i gjashtë i Sllovakisë që kur vendi fitoi pavarësinë pas shpërbërjes së Çekosllovakisë në 1993, shkruan Euronews.

New President Peter Pellegrini

I pledge on my honor & conscience allegiance to Slovakia. I will care for the well-being of the 🇸🇰 people, national minorities & ethnic groups in 🇸🇰. I will perform my duties in the interest of the citizens and uphold & defend the Const. & o/ laws. pic.twitter.com/CcDtkOjODL

— Slovak Embassy Sweden (@SlovakEmbSweden) June 15, 2024