Është hapur një peticion online që synon të ndikojë në procesin e zgjedhjes së Presidentit të Kosova, duke kërkuar që kandidatura e Prof. Murat Jashari të merret seriozisht në shqyrtim nga institucionet.
Nisma qytetare i drejtohet drejtpërdrejt Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke kërkuar që përzgjedhja e presidentit të reflektojë vullnetin dhe pritjet e qytetarëve, si dhe të garantojë dinjitet dhe përfaqësim të denjë në krye të shtetit.
Në të njëjtën kohë, peticioni i bën thirrje edhe vetë Murat Jasharit që ta konsiderojë këtë mbështetje si përgjegjësi publike dhe të jetë i gatshëm për angazhim nëse kandidatura e tij merr mbështetje institucionale.
Autori i peticionit Eleonit Smajli theksojnë se në një moment të rëndësishëm për funksionimin e institucioneve, zëri i qytetarëve duhet të ketë peshë vendimtare. Sipas autorit Presidenca shihet si simbol i unitetit dhe vazhdimësisë shtetërore, duke kërkuar që procesi i zgjedhjes të jetë në përputhje me vlerat dhe sakrificat mbi të cilat është ndërtuar shteti.
Për të parë Peticionin, kliko KËTU