Petkoviq: Kurti po jeton në realitet paralel

Lëvizja Vetëvendosje, e cila udhëhiqet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte shpërndara një video, ku tregohej e promovohej puna e Qeverisë Kurti 2. Mirëpo për këtë, ka reaguar drejtori i ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, duke thënë se, një gjë e tillë mund të ekzistojë vetëm në imagjinatën e Kurtit

Petar Petkoviq

Kryenegociatori serb në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Petar Petkoviq, ka bërë një reagim në Twitter, lidhur me një video të publikuar nga partia e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ku thuhet që ata kanë shtrirë sovranitetin e Republikës së Kosovës në Veri.

Por, kjo për Petkoviq mund të ekzistojë vetëm në imagjinatën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

“Sa është i fiksuar Albin Kurti me pushtimin e Veriut të Kosovës, saqë duhet të bëjë video për ta bindur veten për atë”, ka shkruar Petkoviq.

Petkoviq ka thënë se për Kurtin nuk ka ndihmë, sepse ai është duke jetuar në një realitet paralel, i cili gjendet në mendjen e tij.

“Ambienti serb në Kosovë është emërtim mendor për të [Albin Kurtin], dhe nëse më lehtë e ka të jetojë në realitet paralel, atëherë s’ka ndihmë”, ka shkruar mes të tjerash ai.

Ndërsa në videon e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në përmbajtjen e saj kanë  paraqitur punën e kryeministrit Kurti, i cili sipas tyre, ka bërë atë që nuk është bërë qënga paslufta.

Tutje,në videon e publikuar janë paraqitur sukseset e qeverisë Kurti 2, siç janë ndalimi i referendumit serb, ndalimin e zgjedhjeve serbe, marrëveshjen për energjinë elektrike përmes të cilave do të kryhet inkasimi i faturave të energjisë, aksionet policore kundër kontrabandës e të tjera. Të gjitha këto janë nënkontrollin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika