Petkoviq: Albin Kurti me deklaratën e tij të fundit tregon haptazi se do luftë, jo dialog dhe marrëveshje

Petkoviqi ka thanë se përpjekjet e Prishtinës për të imponuar agjendën e bisedimeve në Bruksel me “ëndrra boshe për ‘njohje reciproke’’”, nuk janë gjë tjetër veçse një taktikë për ta bërë dialogun të pakuptimtë dhe për ta prishur atë ende pa filluar

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq

Petar Petkoviq përfaqësues i palës serbe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, e ka akuzuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, se ai po pretendon se ka ndikim nga Rusia në mënyrë që ta legjitimojë ndërhyrjen në Veri të Kosovës.

Sipas Petokiviq, kjo është një taktikë e Kurtit që të kërkojë nga ambasadat e shteteve të huaja njohe reciproke nga Serbia.

“Nuk ka dyshim se Albin Kurti me deklaratën e tij të fundit tregon haptazi se do luftë, jo dialog dhe marrëveshje”, ka thënë në komunikatën për media Petkoviqi.

Petkoviq ka kërcënuar se “nëse Kurti konfirmon publikisht se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të formohet kurrë dhe se serbët duhet të pranojnë vendime të njëanshme dhe të dhunshme për targat dhe kartat e identitetit, është e qartë për të gjithë se Kurti po fton për konflikte në Kosovë dhe Metohi”.

Petkoviq ka thënë se serbët në Kosovë e konsiderojnë Kurtin përgjegjës, “të gjitha keqtrajtimet, incidentet, privimin e lirisë së lëvizjes dhe të drejtave të tjera demokratike” dhe se sipas tij “revolta e tyre është pasojë e veprimeve të njëanshme, të dhunshme dhe të paligjshme të Kurtit dhe jo ndonjë agjendë e huaj e orkestruar”.

Petkoviqi ka thanë se përpjekjet e Prishtinës për të imponuar agjendën e bisedimeve në Bruksel me “ëndrra boshe për ‘njohje reciproke’’”, nuk janë gjë tjetër veçse një taktikë për ta bërë dialogun të pakuptimtë dhe për ta prishur atë ende pa filluar.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika