Petkoviq e ofendon Kurtin: Është një “vajzë” e vërtetë teksa flet me Vuçiqin në Bruksel

Drejtorit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, reagoi ndaj takimit te kryeministrit te Kosovës, Albin Kurti me liderin e Sanxhakut te Novi Pazarit, Dr.Sulejman Ugljanin. Ai e akuzoi Kurtin për përkrahjen e politikanëve nga Novi Pazari dhe tha se ai nuk di te luajë me zjarrin

Drejtorit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pasi ky i fundit është takuar me liderin e Sanxhakut të Novi Pazarit, Dr.Sulejman Ugljanin.

“Kurti e ka marrë në kokë se është hero kur zhvillon të ashtuquajturat flamurin e Sanxhakut, por në fakt është një vajzë e vërtetë teksa flet me presidentin Vuçiq në Bruksel”, ka thënë Petkoviq.

Më tutje ai e ka akuzuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, së është duke i përkrahur dëshirat e politikanëve nga Novi Pazari.

“Separatisti i mprehtë Kurti nuk duhet të ushqejë dëshirat e politikanëve të dështuar nga Novi Pazari, sepse ai nuk di të luajë me zjarrin”, ka përfunduar Petkoviq në Twitter.

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika