Petkoviq hyn në Kosovë por kthehet në Serbi më herët se plani

Vizitën dy ditore në Kosovë, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, e ka përfunduar më herët se që kishte planifikuar. Petkoviq realizoi vetëm disa vizita në Anamoravë mëgjesin e sotëm, duke u kthyer për në Serbi, pasi tha se Qeveria e Kosovës ia anuloi pothuajse 80 për qind të planit, duke e detyruar kështu që të kthehet për në Beograd

shefin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic

U organizuan që herët në mëngjes për ta pritur shefin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic.

Megjithatë, pritja disa orëshe në fund u doli e kotë serbëve në fshatin Kufcë e Epërme të Novëbërdës.

Kryenegociatori serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkovic, në Pasjan njoftoi Qeveria e Kosovës ia ka prishur 80 për qind të planit, duke ia ndaluar shumë vizita.

Kështu, ai tregoi se po detyrohet të kthehet prapa.

“Rreth mesnatës më erdhi një email ku më anulohej shumica e vizitës. Kurti dhe të tjerët janë çdo herë shumë nervoz kur mua më duhet të vij këtu në zonën e Kosovës dhe padyshim që as gjumin nuk e bëjnë rehat, duke më dërguar email edhe rreth mesnatës, kur e gjithë bota normale pushon”, ka thënë Petar Petkovic, nga Qeveria e Serbisë.

E pa të, në fshatin me shumicë serbe në Novëbërdë, vazhdoi ceremonia e planifikuar.

Priftërinjtë kryen ritualet, kurse qytetarët u shprehën të dëshpëruar me mosprezencën e Petkovic.

“Sigurisht që njerëzit këtu ndjehen keq që kjo vizitë nuk u realizua, për shkak se pritën për një kohë të gjatë dhe është hera e dytë që ai nuk po lejohet të vij këtu”, ka thënë njëri ndër qytetarët.

Zhvillimet në vizitën e shkurtë të Petkoviq në Kosovë, i ka përcjellur edhe analisti serb, Ljubomir Stanojkovic.

“Për mua është surprizë që Petkoviqit iu lejua vizita në Kosovë. Vendimi për anulimin e kësaj vizite është surpriza më e vogël. Ne e dijmë që 31 tetori është edhe pak ditë dhe unë nuk pres që Kurti t’i dëgjoj ndërkombëtaret për shtyerjen e vendimit për targat”, ka thënë Ljubomir Stanojkovic, analist serb.

Përveç në Anamoravë, Petkovic kishte planifikuar që të realizonte disa vizita edhe në veri të Kosovës.

Atij i ishte aprovuar një vizitë dy ditore.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika