Petkoviq i ankohet ambasadores kineze në Beograd për Kosovën

Petkoviqit ka thënë se Kosova nëpërmjet bllokimit të dialogut ka qëllime që t'i destabilizojë marrëdhëniet ndëretnike

Petar Petkoviq, në një takim që pati me ambasadoren kineze në Beograd, Chen Bo, 27 korrik 2022

Petar Petkoviq, përfaqësuese i palës serbe në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjatë një takimi me ambasadoren e Kinës në  Beograd, Chen Bo, temë kryesore kishte Kosovën.

Ai ia ka sqaruar Chen Bo, se Kosova është ajo që po e pengon ecurinë e dialogut, derisa asaj i foli edhe për “përshkallëzime të situatës së sigurisë në Kosovë”.

“Pavarësisht krizave që Kosova i gjeneron çdo ditë, Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut, si dhe bisedimet janë barriera më efektive për përshkallëzimin e tensioneve ndëretnike dhe garanci e sigurisë së popullit serb”, ka thënë Petkoviq.

Petkoviq ka fajësuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet personale, të cilat siç thotë ai po e “shembin drejtpërdrejt dialogun dhe kërcënojnë të destabilizojnë situatën në terren”, shkruan Tanjug, transmeton Dukagjini.

Gjithashtu, ai ka akuzuar krerët e institucioneve të Kosovës se me veprimet ditore politike nuk janë të sinqertë për krijimin e kushteve për normalizimin e marrëdhënieve politike dhe ndëretnike në rajon, dhe se sipas tij, qëllim kryesor e kanë “gjenerimin e tensioneve dhe shkaktimin e destabilizimit”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika