Petkoviq i quan të vështira bisedimet me Bislimin, takimi i radhës në Bruksel më 13 maj

Takimi i radhës në Bruksel për dinarin, do të zhvillohet më 13 maj

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq

Të vështira e të tensionuara i ka quajtur kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, bisedimet e së enjtes në Bruksel bashkë me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Ky është takimi i gjashtë me radhë. Ne gjithmonë insistojmë që të flasim, ne gjithmonë insistojmë në takime, ne gjithmonë duam të vazhdojmë dialogun për këtë çështje për të zgjedhur një zgjidhje. Kjo ju tregon se sa konstruktiv”, tha Petkoviq, transmeton “RTS”.

Ai ka theksuar se takimi i radhës do të zhvillohet më 13 maj, e për të cilin shpreson se do të ketë përparim.

“Ne i bëmë komentet e fundit për propozimet e BE-së dhe ia dorëzuam Lajçakut me mirëbesim dhe të tilla u vlerësuan. Bislimi gjatë gjithë kohës bëri paralele, tha se nuk i interesojnë serbët që duan të braktisin Kosovën por ata që duan të integrohen, me të cilën edhe konfirmoi se politika e Kurtit është që të mos ketë serbë në Kosovë.”, tha Petkoviq.

Petkoviq tha se do të vazhdojë pala serbe të insistoi në themelimin e Asociacionin.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika