Petkoviq i reagon Osmanit: Po përdor gënjeshtra brutale pas sukseseve të Vuçiqit në Paris

Petkoviq ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes Osmani e cila tha se thirrjet e Listës serbe që të bojkotohet procesi i votimit më 21 prill në veri vjen me urdhër të Vuçiqit duke thënë se "ajo po përdor gënjeshtra brutale pasi nuk mund të përballojë suksesin e Vuçiqit në Paris"

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq

Shefi i të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se thirrjet e Listës Serbe që të bojkotohet procesi i referendumit të 21 prillit për shkarkimin ose jo të katër kryetarëve në veri vjen me urdhër të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Petkoviqi, përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se kjo deklaratë e saj vjen pasi nuk “mundet t’i bëjë ballë suksesit të Vuçiqit në Paris të Francës”, duke thënë se po përdor “gënjeshtra brutale”.

“Kur nuk e duron dot suksesin e Vuçiqit në Paris, Vjosa Osmani përdor gënjeshtra brutale. Si nuk e pa presionin kur Vuçiq ftoi serbët nga Kosova të nënshkruanin një peticion për largimin e kryetarëve të komunave në veri. Sapo u zbulua bashkëpunimi i Kurtit me referendumin, fajin e kishin Vuçiq dhe Lista Serbe!”, ka shkruar Petkoviq.

Ndryshe, sot, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një prononcim për media, ka kërkuar që serbët në veri të vendit të mos i dëgjojnë thirrjet e Listës Serbe, të cilët kërkuan që të bojkotohet procesi i referendumit të 21 prillit për shkarkimin ose jo të katër kryetarëve në veri.

Sipas Osmanit, bojkoti vjen me urdhër të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Natyrisht Kushtetuta jonë dhe ligjet e kanë krijuar bazën ligjore se bashku me një udhëzim administrative të nxjerrë nga Ministria përkatëse që qytetarët e komunave tona të kenë të drejtë të fillojnë procedurat për largimin e kryetarëve. Republika e Kosovës, në bashkëpunim me aleatë, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë që qytetarëve t’u ofrohet kjo e drejtë, të mos u cenohet në as një moment kjo e drejtë dhe ata ta realizojnë këtë të drejtë të lirë dhe pa presione”, ka thënë Osmani pas homazheve në përvjetorin e Betejës së Kosharës.

“Për fat të keq, edhe kësaj radhe është Aleksandër Vuçiq, ai që nuk e mban fjalën që e ka dhënë para aleatëve edhe në takime ku kanë qenë prezent edhe kancelari Scholz edhe presidenti Macron, por edhe në takime të tjera ku ai kishte garantuar se nuk do të bëjë presion të paligjshëm ndaj serbëve që të mos marrin pjesë në një proces të tillë”, ka vijuar ajo.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika