Petkoviq: Jeta e serbëve në Kosovë nuk është e lehtë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pasi kishte marrë leje nga institucionet e Republikës së Kosovës që të vizitoj serbët për festën e Pashkëve ka deklaruar se shteti i Serbisë do të bëjë gjithçka për t'i ndihmuar serbëve që jetojnë në Kosovë

Serbët nga fshatrat Banjë dhe Suho Gërll kanë pritur Petkoviq-in dhe peshkopin e Dioqezës së Rashkës, Teodosije, ku kanë nda vezë dhe ëmbëlsira të Pashkëve.

Ai ka deklaruar se ka ardhur në Kosovë të ndërtoj paqe dhe të sjell një vezë që është simbol i jetës, duke shtuar se serbët e Kosovës kinse përfaqësojnë mbijetesën e ‘’ardhshme të popullit tonë dhe të flasim me njerëzit tanë se çfarë mund të ndihmojmë dhe bëjmë’’.

Sipas Petkoviq-it “tundimet janë të mëdha’’ në Kosovë dhe se zyra të cilën ai menaxhon ka thënë se ‘’ka ndihmuar në fshatrat Banjë dhe Suho Gërll në ndërtimin e dy klinikave’’ si dhe ndërtimin e shkollës së mesme.

Rreth 350 serbë jetojnë në fshatrat rreth Skenderajt.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika