Drejtori i ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka deklaruar se nuk ka afate për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mashtron opinionin me komentet e tij.

Siasp tij është koha që Kurti të ndalojë së “mashruari opininon publik.”

“Është koha që Aljbin Kurti të ndalojë së mashtruari opinionin dhe të përballet me të vërtetën dhe faktet që dëshmojnë qartë se nuk ka afate të përcaktuara dhe të paracaktuara për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka theksuar Petkoviq në një deklaratë me shkrim.

Siaps tij Kurti duhet të foksuohet vetëm në themelimin e Ascociacioni të Komunave me shumicë serbe.

“I vetmi kohëmatës që po troket është ai i formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, me të cilin Kosova është vonuar tashmë 10 vite, prandaj Kurti do të ishte më mirë të fokusohej në përmbushjen e atij obligimi dhe të zbatonte atë që është nënshkruar. Bruksel”, ka thënë Petkoviq, duke vlerësuar se afate të tjera “ekzistojnë vetëm në kokën e Kurtit”.